E teksa çdo gjë po shkon drejt fundit, qoftë si ekonomia apo financat, shoqëria jonë nuk është shumë larg degradimit. Një presion psikologjik që nesër-pasnesër mund t’i ndodhë çdo lloj vajze të mundshme duhet ndaluar me çdo kusht.
Një situatë e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës ku një vajzë e re është ‘viktima’ në duart e një gruaje, që në një shoqëri të pastër duhej ta mbështesin njëra-tjetrën.
Gruaja e ka marrë ‘peng’ vajzën dhe e dhunon fizikisht e psikologjikisht, e kjo vetëm për të marrë informacione sesi ndodhi tradhëtia ndaj saj.
Por pasi femrat kanë qënë historikisht të shtypura dhe të keqtrajtuara, në një situatë të tillë kurrësesi nuk duhet të bëhen kundra njëra-tjetrës, e aq më tepër për burra. Sepse vetëm respekti i femrës ndaj femrës sjell shoqëri më pak maskiliste dhe të emancipuar.
Nese femra paragjykon femrën, tendenca për shoqëri provinciale rritet dita-ditës, dhe shoqëria shqiptare mund të përballet edhe me fenomene më të turpshme, që do të ndikojnë keq në mbarë opinionin publik.
JOQ ALBANIA