Pasi ndoti mjedisin me naftë, GEGA OIL merr miliona nga Avokati i Popullit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.08.2020, 22:19

Avokati i Popullit është një institucion shtetëror që duhet të mbrojë të drejtat, liritë dhe interesat e popullit, ashtu siç ka edhe emrin. Mirëpo me sa duket, ky institucion i jep miliona lekë tender një kompanie e cila në fakt rezulton se i ka bërë dëm popullit, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore vetëm pak kohë më parë.

Siç mund ta mbani mend, një depozitë naftëmbajtëse e kompanisë GEGA OIL u shpua në Porto Romano duke bërë që të vërshonin qindra ton naftë në tokë. Kjo shkaktoi një dëm të pallogaritshëm mjedisor për të gjithë banorët dhe zonën përreth.

Por përveç këtij dëmtimi të jashtëzakonshëm të mjedisit, ngjarja mori edhe përmasa qesharake pasi qindra vetë vrapuan për të marrë naftën sa të kishin mundësi. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, dukeshin persona që mbanin në dorë bidona, kova, legenë e madje edhe fuçi për të përfituar sa më tepër nga nafta “qyl”. Një problem më vetë ishte edhe fakti që pothuajse asnjë media nuk e përmendi faktin e kësaj masakre mjedisore. Madje jo vetëm kaq, por bëhet fjalë për individë që gjithashtu janë akuzuar për evazion fiskal, për fshehje të ardhurash apo kalim të paligjshëm të shumave të madha të parave në kufi, siç është rasti i Paulin Gegës, pronarit "de facto" të GEGA OIL.

E pra me sa duket gallata vazhdoka. Themi kështu, pasi vetë institucioni i Avokatit të Popullit që duhet të mbrojë të drejat e popullit, shkon dhe i jep miliona lekë kësaj kompanie. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF- 65055-07-10-2020 dhe me objekt ““Blerje karburant për automjetet e institucionit” me sasi të pritshme Benzinë 9500 (nëntëmijë e pesëqind) Litra dhe Gazoil 3833 (tremijë e tetëqind e tridhjetë e tre) Litra.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 1,666,666 lekë të reja pa TVSH ose gati 20 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dikumentat e tenderit mësohet se Paulin Gega ka konkurruar i vetëm, pra praktikisht kundra vetës së tij, pasi asnjë kompani tjetër nuk ka marrë pjesë në garë. Mrekulli apo jo? Në këtë mënyrë, kompania e tij “GEGA CENTER GKG” sh.p.k është shpallur fituese pa asnjë garë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit