Ditën e djeshme një 18-vjeçar u mbyt në lumin Drin.
Në detajet që pasuan ngjarjen e rëndë u raportua se Edison Zuna po bënte rafting në ujërat e lumit Drin me tre shokë të tij në momentin kur ka rënë nga varka dhe është mbytur në lumë.
Rrjedha e lumit e mori me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.
Miqtë e tij kanë shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania duke nisur foto të tij me dedikime prekëse: “U prehsh në paqe”, “Gjithmonë në zemrat tona”.
Ndërsa kanë kërkuar që dedikimet e tyre të ndahen me të tjerët për t’i dhënë kështu një lamtumirë të fundit mikut të tyre.
Mesazhi i shokëve të të riut për JOQ Albania: