Një turist britanik ka marrë plagë të rënda pasi është hedhur nga një shkëmb i lartë në Spanjë. Pushuesi i cili mesa duket ishte në kërkim të një aventure, mori plagë pasi u hodh nga shkëmbi Cap Negret i cili ndodhet në një pikë të mirënjohur turistike të qytetit të San Antonios. Në video mund të shihet burri i cili kërcen nga lartësia ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe ulërima.
Pas incidentit turisti u dërgua në spital ku u shtrua në reanimacion pasi kishte pësuar thyerje kockash dhe probleme të shpinës. Shkaku i dëmtimeve të tij është hedhja nga një lartësi shumë e madhe dhe impakti që ka shkaktuar përplasja me sipërfaqen e ujit. Cap Negret është i famshëm në ishullin e Ibizës jo vetëm për faktin që është një bukuri e rrallë natyrore por edhe për rrezikshmërinë e lartë dhe incidentet me turistët.
Burimi: UNILAD Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA