JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rruga Milot-Balldren/ Aktivistët: Është aferë korruptive, firma e paracaktuar nga qeveria
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa aktivistë kanë dalë sot në protestë në zonën e Milotit pasi e quajnë korruptiv projektin e qeverise Rama për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren.

Njëri prej tyre, Aulon Kalaja u shpreh se ndërtimi i rrugës do i besohet një kompanie greke të zgjedhur nga qeveria.

Po ashtu qytetarët prej momentit kur ajo të shpallet funksionale do detyrohen të paguajnë 20 euro për vajtje-ardhje sa herë të kalojnë në të.

Jemi këtu sot për tiu treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompanie fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është Terna. Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë. Shqiptarëve do tiu varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër.

Kalaja tha se rruga Milot Balldren, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugë të komplikuara të cilat kërkojnë kosto të lartë pikërisht për të rritur abuzimet dhe këtu ka sjellë si shembull rrugën e Kombit.