JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kam një surprizë për ty”/ E reja detyrohet të rruajë kokën pasi sulmohet nga një i panjohur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është detyruar të rruajë kokën e saj pasi një burrë i vuri në kokë asaj një kapele e cila ishte e mbushur me lëndë ngjitëse duke i shkaktuar djegie të gradës së parë. Marcela Tascon ndodhej në shtëpinë e saj në Valencia të Spanjës, kur ajo i hapi derën një të panjohuri i cili i vuri me forcë në kokë kapelen me lëndë gërryese. Kur 31-vjeçarja shkoi në spital mjekët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i rruanin flokët në mënyrë që t’i hiqnin ngjitësin si edhe t’i trajtonin plagët e shkaktuara nga djegia. Burri i paidentifikuar i kishte rënë citofonit të shtëpisë së saj rreth orës 9 të mëngjesit duke thënë se kishte një dhuratë për të. Duke parë që ai mbante një buqetë me lule në dorë, Marcela vendosi t’i hapë derën.

Policia po heton shkaqet e këtij sulmi ndërsa Marcela mendon se burri është dërguar nga një femër tjetër e cila kohët e fundit përndiqte dhe telefononte pa pushim atë.

Burimi: UNILAD Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA