Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha ka humbur jetën prej koronavirusit.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga kolegu i tij Bashkim Perçuku.
Ai ka shkruar një status në Facebook ku njofton se kolegu i tij ka ndërruar jetë prej koronavirusit ndërsa shpreh edhe ngushëllimet për familjarët e tij.
Duket se në Kosovë pandemia e koronavirusit nuk njeh më limite pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona dhe janë infektuar 226 të tjerë.