JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Koronavirusi/ Çfarë do të ndodhë pas zbulimit të vaksinës, si do shpërndahet ajo?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktualisht, ka 165 kandidatë të vlefshëm për vaksina Covid-19 në të gjithë botën, ku 26 prej tyre janë në proces ose për të filluar provat në njerëz. Një prej prodhuesve, gjiganti farmaceutik francez "Sanofi", sapo ka arritur një marrëveshje me BE- i për të siguruar 300 milion doza të një vaksine të mundshme. Gara për zbulimin e vaksinës do të përfundojë, dhe nga të gjitha vetëm njëra prej tyre do të përzgjidhet.

Duke supozuar se të paktën një vaksinë është aprovuar për treg, qindra miliona, mbase miliarda doza, duhet të prodhohen sipas standardeve të cilësisë. Ato duhet të shpërndahen dhe çmimet të vendosen në mënyrë të drejtë, dhe pyetja që shtrohet është se si do të vepronte Evropa me këtë situatë ? Cilat do të ishin hapat e ardhshëm? Dhe sa do t'i kushtointe një qytetari mesatar për t'u vaksinuar?

Pasi të jetë aprovuar një vaksinë dhe nëse zhvilluesi i saj ka bërë një marrëveshje më parë me BE-në, vendet anëtare mund të vendosin programin e tyre, çmimin dhe përparësinë e shpërndarjes midis qytetarëve të tyre. Në shkallë globale Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një skemë të quajtur COVAX, e cila punon për të maksimizuar zhvillimin, hyrjen e barabartë dhe alokimin e drejtë të vaksinave.

Burimi:Euronews|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania