JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Punonjësi i sigurisë vret gruan dhe më pas kryen vetëvrasje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/08/2020 1:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një apartament në Vinovo, një komunë në periferi të Torinos.

Sipas hetuesve, një punonjës sigurie vrau partneren e tij në kulmin e një debati dhe më pas kreu vetëvrasje.

Kanë qenë fqinjët ata që lajmëruan karabinierët, pasi dëgjuan britma të ndjekura nga të shtëna.

Ushtarët e kompanisë Moncalieri gjetën të dy kufomat në shtëpi.

Burri, Gianfranco Trafficante 48-vjeç, qëlloi 44-vjeçaren Emanuela Urso.

Pas zbulimit të vrasjes-vetëvrasjes në vend, mbërritën prindërit e gruas, të cilët fyen vëllanë e 48-vjeçarit.

Midis dy burrave ka nisur një përleshje. Një karabinier ndërhyri për të ndaluar sherrin dhe u plagos.

Burimi: TGcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania