JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PSG fiton Kupën e Ligës për herë të 9-të dhe të fundit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/08/2020 0:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Saint-Germain ka mundur Lyon 6-5 me penallti (0-0 pas kohës shtesë) duke siguruar trofeun e Kupës së Ligës Franceze për herë të nëntë në histori.

Navas para penalltisë së Traore dhe Sarabia nënshkruan penalltinë vendimtare që u jep sukses parizianëve.

Skudra e drejtuar nga Tuchel ngrenë trofeun për herë të nëntë, mbase dhe të fundit përgjithmonë, kjo sepse Kupa e Ligës Franceze do të pezullohet nga sezoni i ardhshëm.

Ky është trofeu i katërt sezonal për PSG pasi më herët kanë fituar Superkupën e Francës, kampionatin Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Për të dy skuadrat tani përqëndrimi është në Champions League, ku PSG do të përballet me Atalanta në çerekfinale, ndërsa Lyon do të zhvillojë ndeshjen e kthimit përballë Juventus në Torino.

Kujtojmë që Lyon e ka fituar takimin e parë në stadiumin Groupama me rezultatin 1-0.