Informacion paraprak
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në resortin e sapohapur të quajtur "Equos" në Mullet. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti midis disa të rinjve. Autori ka shtënë me armë në parkingun e resortit dhe më pas është larguar me shpejtësi me fuoristradë. Fatmirësisht nuk janë shënuar persona të plagosur.