Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t “bën gonxhe” 2,4 miliardë lekë për Blendin e DPSHTRR-së

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.07.2020, 22:27

Sipas shumë sondazheve të realizuara, del se shumica e shqiptarëve nuk kanë mundësi që të përballojnë të paktën një javë pushime në vit. Situata ekonomike është rënduar së tepërmi si pasojë e COVID-19 dhe shumë biznese në vend janë duke parë se si shitjet e tyre po bien me ritme të shpejta. Pavarësisht kësaj, nuk duket se Rama po realizon ndonjë reformë ekonomike për të dhënë një zgjidhje në lidhje me kërcënimet që i kanosen ekonomisë së vendit nga faktorët e jashtëm. Përkundrazi edhe ato para që kanë ngelur, shpenzohen në shifra të frikshme për tendera të cilat nuk janë emergjentë sidomos në këtë situatë, por edhe lënë vend për abuzime të mëdha.

Kështu përshembull në rastin konkret bëhet fjalë për një njoftim kontrate që ka shpallur Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Nëpërmjet një procedure prokurimi me numër reference REF-65898-07-20-2020, dhe me objekt “Implementimi i platformës elektronike e-Transport për DPSHTRR”, AKSHI do të shpenzojë gati 2,4 miliardë lekë të vjetra me TVSH për të bërë një platformë online për Blendi Gonxhen e DPSHTRR-së.

Kjo platformë e cila do të kushtojë në këto shifra marramendëse nuk do të jetë asgjë tjetër veçse një databazë e thjeshtë e cila do të përmbajë një organizim nga pikëpamja dixhitale të orareve, prerjes së biletave dhe menaxhimin në tërësi të linjave të autobusëve ndër-qytetas.

Siç e shikoni, në vend që AKSHI ta ndërtojë vetë këtë sistem nëpërmjet specialistëve që teorikisht duhet të ketë në staf, do të shpenzojë një shifër stratosferike që dikush tjetër të ndërtojë një sitem të tillë. Pra ose stafi i AKSHI-t me në krye Mirlindën janë tërësisht të paaftë dhe e marrin rrogën kot, ose ky tender jepet që si Mirlinda ashtu edhe Blendi, të kenë një mundësi për të “bërë gonxhe” dhe për të futur në xhep një pjesë të mirë të këtyre parave nëpërmjet kompanisë që do të fitojë tenderin. Ju si thoni, a janë njerëz të mirë Mirlinda dhe Blendi?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit