JOQ Albania
Home

“Populli nuk është në luftë, virusi s’është bombë”, mjeku: Komiteti Teknik i Ekspertëve ka treguar paaftësi!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/06/2020 1:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjeku Erion Dasho ka folur në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë dhe për strategjinë e rihapjes nga ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunimin me komitetin e ekspertëve.

Në një intervistë për Fax News, Dasho deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka treguar paaftësi për shifrat.

Më tej, mjeku u shpreh se janë 4 mijë shtretër rezervë për çdo moment dhe mund të përballen deri në 12 mijë pacientë me Covid-19.

Ai tha:

Ministria e jonë dhe komiteti i ekspertëve miratuan strategjinë e rihapjes ku përcaktuan 3 indikatorë. Numri mesatar i rasteve përgjatë 1 ose 2 javësh nën 25, i të shtruarve nën 150 dhe në reanimacion nën 25. Nga këto 3, i pari është plotësuar. Për mendimin tim ka qenë i gabuar. Ne kemi 8 mijë shtretër. Nga këta i shfrytëzojmë më pak se 50%. Pra kemi 4 mijë shtretër rezervë për çdo moment. Dhe 4 mijë shtretër rezervë përballojnë deri në 12 mijë pacíentë me Còvid. Pra nuk ka kuptim që të vendosim shifrën 25 dhe më vjen keq që kolegët e komitetit më kanë treguar paaftësi nga ana e shifrave.

Dasho foli ehde për humbjen e besimit të publikut në lidhje me situatën, ku theksoi se gabimi është tek qeveria, e cila nuk foli për atë që do të ndodhte pas karantinës, por për për luftë. Mjeku shton se virusi nuk është bombë dhe se populli nuk është në luftë.

Ai shtoi:

Ka humbur 2 ose 3 muaj karantine ku publikut nuk iu kërkua bashkëpunim. Publiku u urdhërua të rrijë në shtëpi, publiku ndejti. Pra publiku e dëgjoi. Në këtë kohë, në vend që ti flitej për ínfeksion, parandalim dhe mënyrën e sjelljes që do të ndryshonte para se të hapeshin, iu fol për lùftë, për kamikazë, edhe sot e kësaj dite thuhet pacientë që hùmbi betejèn. Pacienti nuk e hùmb betejèn, humbet jetën. Betejën e humb gjenerali. Pra vazhdon me terminologji luftarake. Populli nuk është në lùftë, virùsi nuk është bòmbë.