JOQ Albania
Home

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Vlorë, qytetarët: Dridhja e tokës zgjati rreth 5 sekonda
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tërmet me magnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në detin Adriatik, në gjirin e Vlorës.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte 7 kilometra në perëndim të Vlorës, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 2 kilometra.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23:14.

Disa qytetarë nga Vlora kanë dërguar mesazhe në redaksinë e JOQ Albania ku shprehen se lëkundjet kanë zgjatur rreth 5 sekonda dhe janë ndjerë në gjithë qytetin bregdetar.

Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe për pasojë nuk raportohet për dëme materiale.