JOQ Albania
Home

Trajlerat dhe betonieret e Veliajt përplasin automjetet në Astir, makina devijon dhe ndan në dysh trafikndarësen
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më herët në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën Teodor Keko ndërsa në redaksinë e JOQ Albania kanë shkruar disa qytetarë të pranishëm të cilët tregojnë se mbetën të plagosur rëndë disa persona.

Në aksident janë përfshirë një taksi dhe një motor. Makina është përplasur keq me trafikndarësen duke e ndarë më dysh atë.

Sipas njërit prej qytetarëve faji është i shtetit që ndalon trajlerat e kamjonët për punime dhe ndërtime në mes të rrugës duke u bërë kështu burim aksidenti.

Një tjetër qytetar tregon se telefonuan policinë por s’ngrinin telefonin si ajo e rendit dhe rrugore.

Qytetarët për JOQ Albania:

Policia nuk ngre telefonin si e rendit si rrugorja. Jan vra ktu te unaza e re kan 20 minuta te plagosur rende kane nda trafikndaresen.
Prsh JOQ isha afer aty ku u be aksidenti ne rrugen teodor keko .qe mos tja vem fajin motorit qe ne kte rast nuk kishte faj fare se e perplasen por fajin me te madh e ka ky shtet qe nuk ndalojn se lejuari trajlerat kamjonat betonieret te gjitha mjetet e tonazhit rend qe pervec se krijojn trafik behen dhe burim aksidenti.

View this post on Instagram

😯

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on