JOQ Albania
Home

Gjykata vendos 10 vjet burg për financierin e kushëririt trafikant të Saimir Tahirit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur dënimin me 10 vjet burg për Armand Kacorrin i cili u arrestua si anëtar i grupit Habilaj.

Ai njihej si financier i Moisi Habilajt, të cilit në momentin e arrestimit iu gjetën 4 tonë kanabis që ishin bërë gati për t’u trafikuar në Itali.

Prokuoria e Posaçme kishte kërkuar 15 vite burgim. Kaçorri u kap në përgjime të shumta me Habilat që janë edhe kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas prokurorisë në këto telefonata filitet për kanabisin edhe pse përdoren kode.

‘Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Kocerri për veprën penale të " Pjesmarrjes në grup të strukturuar kriminal " neni 333/a/ 2 të KP dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Kocerri për veprën penale të "Trafikimit të lëndës narkotike " në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/1 , 28 , 334/1 të KP dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit për vepeën penale të "Mbajtjes pa leje të municioneve" 278/2 KP, e dënimin e tij me 6 muaj burgim.

Pushimin e gjykimit për veprën penale të " Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë" neni 280 i KP.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të KP dënimin e të pandehurit Armando me 15 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të KPrP dënimin e tij përfundimtar me 10 vjet burgim.’