JOQ Albania
Home

Flet nëna e Ilir Xhepaj: Var veten nëse djali im ka gisht në atentatin në Kurbin!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëna e Ilir Xhepajt i cili u arrestua dhe u njoh me masën “arrest me burg” nga Gjykata për plagosjen e Zef Markut, ka folur për mediat.

Ajo flet me bindje se djali nuk ka gisht në atentatin e ndodhur në Kurbin dhe se kërkon drejtësi për të.

Sipas gruas Ilir Xhepaj mbrëmjen e atentatit ndodhej në Bulqizë tek tezja.

Po ashtu ajo ka akuzuar policinë për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj në momentin e arrestimit.

Ajo ka pranuar vetëm autorësinë për plagosjen e Zef Markut nga ana e djalit të saj ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e të birit në atentatin e ndodhur në Kurbin.

Ta kërkojnë aty ku duhet fajtorin jo tek djali im pasi nëse djali im ka gisht në këtë ngjarje e mohoj si fëmijë dhe var veten në mes të Laçit, djali im ka qënë në Bulqizë te motra ditën e ngjarjes, djalin ma kanë dhunuar shumë në polici ditën e arrestimit.