JOQ Albania
Home

Ilir Xhepaj insiston në pafajësinë e tij, Gjykata e lë në burg
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se Ilir Xhepaj ka insistuar në pafajësinë e tij Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për të.

Ai dyshohet si autor i plagosjes së Zef Markut, në Laç në datën 15 maj. Ndërsa mbi të rëndon një akuzë më e rëndë, si organizator i atentatit me dy viktima në Kurbin.

Xhepaj është shprehur para gjykatës se i njeh personat e përfshirë në atentat por se ai vetë nuk ka asnjë lidhje.

Po ashtu 33-vjeçari ka deklaruar se do flase në një moment tjetër më gjatë. Fillimisht ai është mbajtur në paraburgim në kryeqytet dhe me pas është dërguar në burg në Kurbin. Masa për ngjarjen e Kurbinit do jepet nesër për të.

Ndërsa ende janë në kërkim personat që posedonin armët e gjetura pranë klinikës private ku u operua ilegalisht Eduart Lamaj.

Nga verifikimet paraprake nuk ka rezultuar që armët të jenë përdorur gjatë atentatit, ndërsa po kryhen verifikime të tjera.