JOQ Albania
Home

DETAJE/ Shënjestër e atentatit në Shkodër, kushëriri i deputetit të PS
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak momente më herët u raportuan të shtëna me armë zjarri në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Informacionet e para bënë me dije se u qëllua drejt një automjeti.

Fax raportoi se me armë kanë qëlluar një burrë dhe një femër e veshur me të bardha. Ata kanë qenë duke lëvizur me një motor.

Nuk dihet ende identiteti i dy autorëve ndërsa policia ka identifikuar objektivin e atentatit.

Me armë është qëlluar ndaj Fatjon Harushës i cili mësohet se është kushëriri i deputetit të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.

Sipas të dhënave, ai është djali i xhaxhait të funksionarit të lartë socialist në Shkodër.

Fatmirësisht prej të shtënave nuk ka të lënduar pasi Harusha ka qënë duke udhëtuar vetëm me makinë dhe ka mundur t’u shpëtojë plumbave.

Informacion paraprak:

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ‘Hyundai’, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.