JOQ Albania
Home

Bashkia e Shkodrës në alarm, nënkryetarja infektohet me koronavirus
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 12:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës është infektuar me koronavirus. BW raporton se Emilia Koliqi ka bërë testin gjatë ditës së djeshme dhe sot ka mësuar se ajo është e infektuar.

Mësohet se nënkryetarja Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5.

Ajo është vetëkarantinuar në banesën e saj.

Bëhet me dije se testit do t’i nënshtrohen disa punonjës bashkie që kanë patur kontakte me të.

Kujtojmë se sot u shënuan 64 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktma. Prej ditësh trendi i kurbës është shqetësues.