JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Luan Leka, oligarku i pangopur që do zaptojë Kakomenë me leje të Ramës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/06/2020 14:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy gjërat që nuk kanë fund në Shqipëri janë oligarkët dhe zënia e hapsirës publike nga këta të fundit, duke ngrohur xhepat me para në kurriz të shqiptarëve.

Në të gjitha mrekullitë natyrore shqiptare, shohim edhe duart e biznesmenëve që shfrytëzojnë natyrën për të fituar sa më shumë, pa e ditur se çfarë dëmi po i bëjnë vendit. E gjitha kjo vjen edhe falë mbështetjes nga qeveria.

Një nga vendet përrallore në Shqipëri që ka rënë pre e babëzisë së oligarkëve është edhe gjiri i Kakomesë. Ujërat e kristaltë në atë zonë nuk kanë të krahasuar dhe padyshim që është një pikë e fortë për të promovuar turizmin në Shqipëri.

Në sezonet verore të kaluara Kakomeja ishte rrethuar me gardh e portë dhe vetëm disa persona që po ndërtojnë një resort aty lejohen të hyjnë. Kjo gjë ka sjellë përplasje të shpeshta midis banorëve dhe rojeve private bashkë me Policinë e Shtetit.

Banorët e Nivicës janë ngritur disa herë në protestë për mbrojtjen e plazhit publik, i cili i është dhënë një kompanie private për ndërtimin e një resorti. Plazhi i Kakomesë është i rrethuar dhe banorëve apo qytetarëve nga zonat e tjera nuk u lejohet që të hyjnë në të edhe pse ai është (ishte) publik.

Së fundmi JOQ ALBANIA, ka zbardhur se pikërisht jo shumë larg këtij gjiri do të ndërtohet një fshat turistik. Porositësi i këtij fshati, është as më shumë dhe as më pak oligarku i Conad dhe EHW, Luan Leka.

Projekti është prezantuar nga një arkitekt italian, i cili njofton në faqen e vetë online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”.

Sipas arkitektit, fshati do të jetë 39 hektarë, shumë pranë gjirit të Kakomesë, duke e cilësuar si një nga plazhet më të pandotur që mund të gjenden në bregun ballkanas.

Ai shton se projekti konsiston në një hotel luksoz me 400 dhoma dhe 300 vila magjepsëse.

Me keqardhje të madhe, mund të themi se një tjetër bukuri natyrore e Shqipërisë, ra pre e urisë së madhe për para, nga oligarkët dhe qeveria Rama që është në një “tenxhere” me ta.

E turpshme!