JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Vazhdon super-skandali i Sandër Lleshit me tenderin e uniformave
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13/06/2020 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumëkush prej jush e quan Sandër Lleshin si një person i cili fle gjumë në këmbë. Kjo përshtypje përforcohet akoma më tepër kur shikon numrin e lartë të vrasjeve, vjedhjeve e përdhunimeve të kohëve të fundit në vendin tonë. Duket se ne fakt Sandri rri kot në atë vend. Epo, të gjitha këto ndoshta vlejnë për punën që duhet të bëjë me ligj. Por me sa duket Sandri është goxha i shkathët në pjesën tjetër jashtë ligjit, aty ku caktohen tenderat prej miliarda lekësh.

Siç ju kemi informuar dhe më parë, në datë 11.05.2020 u mbajt tenderi me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit” për 4 vjet me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo rreth 27 milionë euro me TVSH. Burimet ekskluzive për JOQ Albania informojnë se drejtoresha e Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara Edlira Naqellari, nën dirigjimin e "mjeshtrit të lekut" Sandër Lleshi, ia arritën të gjejnë kamikazin e tretë të komisionit që me votën e tij do u sigurojë atyre “fitoren” e kompanisë D&E shpk dhe plot 5 miliardë lekë që do të futen në xhepin e qeverisë Rama. Sipas burimit, ata po votojnë dhe pritet një shpallje e vendimit të hënën. Tashmë që komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, kompanisë D&E do ti duhen minimalisht 3 vota për të arritur “fitoren”.

Sipas burimeve ekskluzive, treshja e famshme, që do të sigurojë përfundimin e këtij plani me sukses përbëhet nga:

  1. Z. Kreshnik Bejkaj (Anëtar i KVO) që në fillim të proçedurës, i paguar në mënyrë korruptive për t'i mbyllur të 2 sytë dhe për të firmosur për kompaninë që ka urdhëruar shefi Sandër Leshi.
  2. Z. Mariglen Buzali (“kamikaz” i shtuar në mënyrë të paligjshme në mes të proçedurës për të çuar në vend planin e ministrit Lleshi, ky person nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave por një person i rëndomtë, pa asnjë titull apo kopetencë për të marrë vendim mbi një çështje kaq serioze, por i aftë për t’i shkaktuar shqiptarëve një dëm kaq të madh ekonomik prej 5 miliardë lekë vetëm sepse sipas burimeve të sigurta ka marrë rryshfet për të firmosur për kompaninë D&E shpk).
  3. Z. Fatmir Derhemi (“kamikazi” i fundit i cili u shtua në mes të proçedurës pasi një prej komisionerëve u kanos me jetë dhe u detyrua me forcë të japë dorëheqjen pasi konstatoi se kompania D&E shpk duhej të s’kualifilohej menjëherë, madje të ndiqej penalisht. Ky personazh nuk është asgjë tjetër përveçse një i korruptuar, i cili për disa euro është i gatshëm të dëmtojë të gjithë Shqiptarët dhe të firmosë në mënyrë të padrejtë. Për më tepër që nuk ka asnjë tagër për të qenë pjestar në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, por është një individ që vjen nga rruga për të firmosur sipas urdhërit të Edlira Naqellarit e cila me orientimin e Sandër Lleshit duhet të shpallë fituese me çdo kusht kompaninë D&E shpk.

Burimi më tej shpehet se gjithashtu në këtë mes ka meritë për korrupsion dhe shantazh edhe “gumëzhuesja” Flutura Cekrezi, e larguar nga puna vite më parë për korrupsion dhe e rikthyer në punë para 1 viti si marjonetë për të mbyllur pazaret e eprorëve dhe krijuar shantazh mbi anëtarët e KVO.

Shumë shpejt, këto ditë, pritet që kjo skemë të bëhet publike dhe populli të shohë me sytë e tij, se të tilla skandale ndodhin kaq hapur dhe elita që na “drejton” është palë me to, ose thjesht mbyll sytë. E vetmja mënyrë që këto 5 miliardë lekë të taksapaguesve shqiptarë t'i kursehen buxhetit të shtetit e të mos shkojnë në duart e këtyre gjakpirësve është që instancat përkatëse si SPAKU dhe Prokuroria të marrin përsipër hetimin e këtij megakorrupsioni.