“Salillari” vijon shkatërrimin e lumit Mat, protestat e qytetarëve bien në vesh të shurdhër

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.05.2020, 12:56

Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit, por miqtë e “Rilindjes” asgjë nuk i ndalon të zhvillojnë aktivitetin e tyre që prodhon miliona euro në kurriz të shqiptarëve, madje duke shkatërruar edhe natyrën.

E tillë është firma “Salillari”, e cila po kryen punime pa kriter në lumin Mat. Koncesionarët e "Rilindjes" po shkatërrojnë natyrën shqiptare dhe e gjitha kjo po ndodh me lejen e qeverisë.

Lidhur me këtë shkatërrim të ekosistemit, qytetarë të shumtë kanë denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.

Qytetari denoncon se punimet po kryehen me mjete të rënda duke shkatërruar mjedisin natyror. Kamionat vijnë të ngarkuar me inerte nga shtëpi të shkatërruara në Tiranë dhe derdhen në lumen që i shërben shumë banorëve përreth zonës.

Disa banorë të zonës kanë dalë të protestojnë kundër këtij projekti në dëm të mjedisit shqiptar, por ata nuk lejohen nga policia, duke u kërcënuar edhe me gjoba, pasi po thyhen rregullat ndaj pandemisë.

Qytetari denoncon:

Pershendetje JOQ ! Eshte hera e dyte qe ngre nje problem shqetsus ku firma Salillari po ndot lumin Mat ne fshatin Skuraj ku qeveria e ka futur ne 100 fshatat turistik ka pas protesta nga fshatart por vazhdon ndotja e lumit dhe marrja e inertve ku makinat vin te mbushura me meturina te banesave te prishura ne tiran dhe shkarkohen ne lum dhe mepas kamjonet ngarkohen me inerte lumi keta punoin naten.

View this post on Instagram

😯

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit