JOQ Albania
Home

Dy raste me COVID-19 në Shkodër, familjarë të të prekurit që u infektua nga fqinjët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/05/2020 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme 6 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin.

Nga këto dy raste janë shënuar vetëm në Shkodër. Mësohet se dy rastet e reja janë familjarë të të infektuarit të një dite më parë.

Rasti i djeshëm dyshohet të jetë infektuar nga fqinjët e tij të cilët kishin rezultuar pozitivë disa ditë më parë.

Dy të konfirmuarit e sotëm nuk kishin shfaqur simptoma por tamponi i tyre doli pozitiv.

Abcneës raporton se nga rastet aktive në Shkodër, 7 raste janë me simptoma, 2 në spital dhe të tjerët janë asimptomatik.