Muaji i shenjtë i Ramazanit, në çdo vend të botës u festua në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Siç edhe është traditë, Ramazani karakterizohet nga aktivitete dhe organizime të faljeve të përbashkëta, por këtë vit kjo gjë ishte e pamundur, për shkak të masave globale të distanicimit social.
Një pamje e pazakontë erdhi dhe nga vendi i shenjtë i Mekës, i cili mbizotërohej nga një qetësi, siç nuk është parë ndonjëherë.
Vetëm një numër i kufizuar i besimtarëve u lejuan të marrin pjesë në faljen e Fitër Bajramit.
Xhamitë lokale në përgjithësi ishin të mbyllura dhe falja u kry në shtëpi në mënyrë individuale.