I shoqi iu vetëvar në burg, e veja rrëfen bisedat e fundit: Më kërkoi fishat e insulinave

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2020, 12:48

Bilbil Zekaj, 51 vjeç i dha fund jetës së tij ditën e djeshme duke u vetëvarur në burgun e Fierit. Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi pas ngjarjes së rëndë ende të pazbardhur.

E veja e tij rrëfen se ai i kishte dhënë shpresë së kur të dilte do t’i bënin punët bashkë dhe se nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë të dyshimtë, apo brengë që e mundonte.

Më datë 26, 51-vjeçari do të dilte në gjyq dhe priste të fitonte lirinë teksa ngushëllonte bashkëshorten e tij të mos mërzitej.

Intervista me bashkëshorten e të ndjerit

Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?

Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvrasje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë nuk më thoshte gjë’.

Babai i viktimës:

Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa-copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nuses. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga burgu, nuk na lajmëruan për ngjarjen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit