JOQ Albania
Home

“Adri, babai ka vdekur”, tragjedia familjare që shkatërroi karrierën e Adrianos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/05/2020 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Adriano ka ka qenë një nga sulmuesit më të mirë të viteve 2000-2010, ndërsa karriera e tij pësoi një rënie drastike, krejtësisht papritur dhe në moshë mjaft të re.

Ylli brazilian hoqi dorë nga futbolli dhe u fokusua totalisht te jeta e shthurur duke u fotografuar herë pas here me femra dhe duke konsumuar alkool. Por çfarë ndodhi me Adrianon që karriera e tij mori atë rrjedhë?

Ish-kapiteni i Interit, Zanetti zbulon:

Ai mori një telefonatë nga Brazili: ‘Adri, babi është i vdekur”, Unë e pashë atë në dhomën e tij, ai hodhi telefonin dhe filloi të bërtasë. Ju nuk mund të imagjinoni atë lloj ulërime… kam trauma edhe sot e kësaj dite”.

Adriano ishte 22 vjeç kur një sulm në zemër mori jetën e babait të tij i cili do të vuante për një kohë të gjatë. Ka qenë vetë Adriano, ai që zbuloi tmerrin e përjetuar pas atij momenti.

Braziliani tregon:

Vdekja e babait më shkatërroi! Isha gjithmonë i dehur por Interi më mbulonte gjithmonë! Vetëm unë e di se sa kam vuajtur kur vdiq im atë. Më la një boshllëk që nuk mbushej dot. Përreth meje nuk shihja askënd. Isha i trishtuar, i dëshpëruar. Nisa të pi shumë alkool! Prezantohesha në stërvitje i dehur dhe stafi më çonte të flija në infermieri. Interi më mbulonte duke lajmëruar shtypin se isha i dëmtuar dhe kisha probleme fizike, për të shmangur skandalin. Nuk ishte e vërtetë. Ndihesha i lumtur vetëm duke pirë dhe nuk kishte natë që mos ta bëja. Konsumoja uiski, verë, vodka dhe birrë! Shumë birra. Nuk e lija dot dhe u largova nga Interi sepse edhe atyre u plasa shpirtin! Kuptova se njerëzit që më rrethonin nuk ishin miq, por përfitues. Në Brazil u ktheva për të gjetur qetësinë dhe familjen… Hoqa dorë nga milionat dhe karriera ime!”

Adriano para dy ditësh mbushi 38 vjeç, një nga lojtarët më me prespektivë dhe më i talentuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Jeta gjithmonë të sjell befasi qoftë për të mirë apo për të keq. ‘Perandori’ e kishte fatin e keq dhe nuk e përballoi dot, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyeshme deri atë kohë.