Ish-ambasadori italian reagim për Teatrin: Nëse bota do sillej kështu, s’do kishim histori

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.05.2020, 09:43

Ish-ambasadori italian në Shqipëri në vitet 1993-1997 Paolo Foresti ka dhënë një intervistë për Abc News ku ka folur për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish-ambasadori e klafisikoi shembjen e Teatrin Kombëtar në listën e krimeve ndaj ndërtesa arkitekturore, duke deklaruar se nëse bota do të sillej kështu (si Shqipëria) nuk do të kishte më histori, pasi ato na kujtojnë sakrificën e personave që i kanë ndërtuar.

Po ashtu idenë për ndërtimin e një godine të ngjashme ai e quajti të gabuar duke thënë se në fund të fundit kopja mbetet kopje dhe s’mund të përafrohet me origjinalin.

Sa herë ke hyrë në Teatrin Kombëtar Shqiptar?

Mbaj mend që kam qenë disa herë rreth 30 vite më parë. Të jep përshtypjen e një shtëpie kulture, ndihet aroma e artistëve, secilit prej atyre që merr pjesë, më ka bërë përshtypje arkitektura.

Si ndihet një italian kur shikon film-shkatërrimin e Teatrit Kombëtar?

Është një përshtypje që s’ka kombësi si për shqiptarët apo italianët. Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është një ndërtesë që i përket universit dhe jo vetëm një kombi dhe përshtypja e dhunës të lë pasoja. Ka pasur edhe krime të tjera që i janë bërë ndërtesa arkitekturore në Shqipëri.

Me Teatrin Kombëtar është zhdukur edhe një pjesë Italie?

Jo nuk e besoj këtë sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë 3000 vite më parë dhe janë përmirësuar me kalimin e kohës. Ajo që bën të ndihesh keq është që një trashëgimi kulturore që bën pjesë edhe tek Italia tashmë është hequr, nuk është më.

A ka dhe në Romë një tendencë për të zhdukur të kaluarën?

Nëse bota do të sillej kështu tashmë nuk do kishim më histori. Në Romë ka shumë monumente dhe ndërtesa që janë simbolik për artin dhe qytetin. Janë të gjitha dëshmi të një arti që nuk duhet harruar. Duhet ta na kujtojnë edhe sakrificën e shumë personave që kanë marrë pjesë në ndërtimin e tyre.

Kryeministri ka një ide tjetër, të ribëhet Teatri në një tjetër vend.

Më duket e gabuar por secili ka mendimin e tij. Kryeministri Rama është i lirë të ketë mendimin e tij. Por nuk mund të shkatërrohet një objekt antik që në 1943 një gazetar italian e përshkroi si pjesë e një kryeqyteti modern. Sepse kopjet mbeten kopje sado që i afrohesh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit