Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në Korçë.
Abc News raporton se një vajzë 21-vjeçare, e quajtur A. Manoku, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur në banesën e saj.
Mësohet se e reja është gjetur nga familjarët e saj, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo ishte ngacmuar seksualisht një vit më parë nga kushëriri i saj i parë, i cili u dënua me masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Po ashtu, bëhet me dije se viktima nuk kishte asnjë komunikim me të arrestuarin, ndërsa të afërimit kanë hedhur poshtë çdo pretendim se vetëvrasja e 21-vjeçares ka ardhur si pasojë e ngjarjes së ndodhur një vit më parë.
Paraprakisht, dyshohet se ajo e ka kryer aktin e vetëflijimit në kushte të rënduara psikologjike.