Publikohet video/ Iu kërkoi urdhrin, policët e Lleshit dështojnë përballë regjisorit: U larguan si frikacakë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.05.2020, 23:54

Kryeministri Rama urdhëroi nga Facebook që kjo fundjavë që sapo lamë pas të mbyllej.

Mirëpo, ka pasur dhe qytetarë që nuk u janë bindur urdhrave të Ramës, të cilët duan t'i tregojnë këtij të fundit që nuk kanë frikë nga ai.

Një prej tyre ka qenë edhe regjisori Kastriot Çipi, i cili këtë të diel festive ka zgjedhur ta kalojë me miqtë në një lokal.

Ai është përballur me dy efektivë policie, të cilët i kanë kërkuar të largohet.

Siç shihet dhe në video, njëri nga policët nuk ka a numër identifikimin, gjë të cilët regjisori me miqtë e tij ja vë në dukje efektivit.

Çipi këmbëngul se nuk ka asnjë akt normativ që e ndalon të bëjë këtë veprim .

Videoja është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku ndër të tjera thuhet se policët u larguan pas 5 minutash pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore dhe asnjë shkresë.

Në videon e publikuar thuhet:

Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash.

Kjo nuk është hera e parë që policët e Lleshit patrullojnë pa numra identifikimi, gjë e cila mund të bëhet edhe nga një qytetar i zakonshëm, i cili mund të vishet si polic edhe të veprojë si i tillë, raste të cilat kanë ndodhur shpesh kohët e fundit, ku të tillë persona kanë kryer edhe grabitje duke u maskuar si punonjës policie.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit