Dy persona janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku janë përdorur edhe mjete të forta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori" të qytetit, ndërsa dy personat e përfshirë në sherr janë dërguar në Spitalin e Elbasanit, pasi kanë marrë lëndime të shumta fizike.
Raportohet se bëhet fjalë për 36-vjeçarin F.S dhe 44-vjeçarin K.P.
Mësohet se forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.