“A e humbas virgjërinë nëse vetëkënaqem?”, ekspertja e seksit tregon se ç’i tha vajza 11-vjeçare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.05.2020, 23:14

Gazetarja Zhaklina Lekatari, e njohur për shkrimet e saj rreth temave të ndryshme rreth seksit, ka folur në lidhje me mesazhet e ndryshme që merr.

Lekatari, e cila bëri mjaft bujë dikur për deklaratën se meshkujt shqiptarë nuk dinë të kryejnë marrëdhënie intime, ndau në emisionin "Why Not" në RTV Ora disa histori të pazakonta të të rinjve.

Ajo tha ndër të tjera se një vajzë 11-vjeçare e kishte pyetur nëse e humbte virgjërinë duke u vetëkënaqur.

Më tutje, ajo tregoi edhe historinë e një vajze e cila kishte tentuar vetëvrasjen pasi kishte menduar se kishte mbetur shtatzanë në moshën 14-vjeçare.

Gazetarja tha:

Ata që më ndjekin janë nga 13-65 vjeç. Fokusi im kanë qenë padyshim të rinjtë sepse ata do jenë adultët e së nesërmes, ata janë në formim të identitetit, personalitetit të tyre, ata janë më të frikësuar, ata nuk e menaxhojnë dot emocionin e tyre. Dje për shembull më shkruante një vajzë më trishtoi shumë sepse më tha që jam 20 vjeç dhe në moshë 14 vjeç mendoja se kisha ngelur shtatzënë me veten dhe tentova të pija ilaçe për t’u larguar nga kjo jetë sepse kisha frikë nga paragjykimi apo nga çfarë do mendonin prindërit për mua. Kur më dërguan në spital, nuk e kuptuan se çfarë kisha bërë dhe unë për 9 muaj kam pritur se çfarë do ndodhë me trupin tim, që pas 9 muajsh të vërtetoja që nuk isha shtatzënë dhe si kjo mijëra histori të tjera. Në Youtube një vajzë tjetër më shkruante jam 11 vjeç, nëse unë kryej unanizëm pra vetëkënaqësi a e humb virgjërinë dhe ky a do jetë një problem kur unë nesër pasnesër do martohem? Pra që në moshë 11-vjeçare të mendosh për martesën, për virgjërinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit