JOQ Albania
Home

Dalin pamjet, kryemyftiu shqiptar i RMV martohet me nusen 50 vjet më të re
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se kryemyftiu i vendit, Sulejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni thuhet se ceremonia martesore është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në ditën e fundit të muajit të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Fiter Bajramit.

Në media janë publikuar edhe pamje nga martesa e kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Bajram Rexhepi, me bashkëshorten e tij të re, e cila është 24-vjeçare.

Kryetari i BFI është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Sipas Express, Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, ndërkohë që nuk është dhënë ndonjë detaj se ku kanë shkuar këto para dhe pse janë tërhequr.

Përflitet se ai i bleu 37 mijë euro orën bashkëshortes së tij të re, por një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar.

Kryemyftiu i Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.

Disa media shqiptare në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.

Kurorëzimi është bërë në vigjilje të ditës së Bajramit, ndërsa përfundon periudha e Ramazanit

Sipas Express, më 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë.

Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr – shkruajnë mediat shqip të Shkupit.

Sipas tyre ai i bleu 37 mijë euro orën bashkëshortes së tij të re.