JOQ Albania
Home

“U shkatërrua në mënyrë të pabesë historia”, artisti zviceran këngë homazh për shembjen e Teatrit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot bëhet fiks një javë nga shembja e pabesë dhe në mënyrë "skuthërore" e barbare, që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar, e cila u shoqërua me dhunë kafshërore nga Policia e Lleshit, e cila me urdhra nga lart, terrorizoi artistët, aktorët, aktivistët dhe qytetarët që dolën kundër këtij akti që cënoi seriozisht demokracinë në vend.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka indinjuar vetëm artistët në Tiranë, por edhe ata në Europë.

Një artist dhe këngëtar i njohur nga Zvicra, i quajtur Marco Zappa, ka shprehur revoltën tij për shembjen e teatrit përmes artit.

Ai i ka kushtuar në këngë "krimit" që ndodhi në mes të Tiranës, të titulluar "Atë natë të shtuen, përse?"

Ndër të tjera, në tekstin e këngës thuhet se "u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia".

Video e këngës: