“Plazhet s’do hapen”, Rama: Do mbyllim fundjavat për 6 muaj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.05.2020, 21:13

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot në mbrëmje në lidhje me atë çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim sa i përket situatës së pandemisë.

Duke folur nga hija e ullirit në Surrel, Rama bëri publike disa nga masat që do ndryshojnë që nga 1 qershori.

Kreu i qeverisë tha se edhe për dy fundjavat e ardhshme masat për qarkullimin e mjeteve dhe hapjen e bizneseve do të jenë të njëjta.

Madje, sipas Ramës, e diela do të shpallet ditë pa makina. Ai tha se deri në fund të muajit maj do të bëhet publike një platformë për hapjen graduale të transportit publik.

Më tutje, ai tha se do të hapen kufijtë me shtetet fqinj, ndërsa theksoi se nuk do të hapen plazhet.

Rama njoftoi se nga tetori i këtij viti e deri në muajin mars të vitit që vjen, fundjavat do të jenë pa qarkullim makinash dhe bizneset do të qëndrojnë të mbyllura.

Rama tha:

Nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët për të gjithë shqiptarët me pasaportë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave. Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava do të mbetet pa makina edhe 2 fundjava të tjera për tu kthyer në tetor deri në mars të vitit të ardhshëm. Deri në fund të muajit do të kemi një platformë për hapjen pjesë – pjesë të transportit publik”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit