JOQ Albania
Home

Ekspertët: Udhëtimi ajror ndërkombëtar nuk do të normalizohet deri në vitin 2023
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/05/2020 19:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekspertët e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) kanë deklaruar se udhëtimi ajror nuk pritet të kthehet në normalitet deri në vitin 2023. Shoqata e tregtisë ka thënë se numrat e pasagjerëve për udhëtime ndërkombëtare nuk pritet të arrijnë nivelet që kishin 'para-pandemisë' deri në vitin 2023.

Ekonomist i IATA, Brian Pearce tha:

Efektet e Covid-19 në udhëtimin ajror sigurisht që do të zgjasin disa vite.

Shoqata tha se udhëtimi i largët do të jetë më i prekuri. Një studim i kohëve të fundit nga Lonely Planet zbuloi se 69 për qind e udhëtarëve preferojnë të qëndrojnë në shtëpi sesa duhet të kalojnë në një karantinë 14-ditore pasi të mbërrijnë në destinacionin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i IATA Alexandre de Juniac i tha Lonely Planet:

Për të mbrojtur aftësinë e aviacionit për të qenë katalizator për rimëkëmbjen ekonomike, ne nuk duhet të vijojmë me të njëjtën masë për karantinë 14 ditore. Ne kemi nevojë për një zgjidhje për udhëtime të sigurta.

Shoqata ka thënë që udhëtimi i brendshëm do të rikuperohet më shpejt, por vlerëson se kërkesa për udhëtime ndërkombëtare të vitit të ardhshëm do të jetë 24 për qind nën nivelet e 2019.

IATA ka parashtruar një sërë parimesh për të rifilluar industrinë, duke përfshirë faktin se siguria të vijë e para.

Burimi: LADBible|Përshtati dhe Përktheu JOQ-Albania