JOQ Albania
Home

Aksident me dy të plagosur, makinat bëhen copë-copë nga përplasja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 19:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fermë Çlirim.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësiea e lartë me të cilën lëvizte njëri nga mjetet.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, dy mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ky aksident ka ndodhur në një kohë kur qyteti i Fierit është vendosur në karantinë sot, pasi përfshihet në zonën e kuqe në hartën e koronavirusit në Shqipëri.