JOQ Albania
Home

Zhduket në rrethana misterioze 12-vjeçarja nga Durrësi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një vogëlushe 12-vjeçare është larguar nga banesa në rrethana ende të paqarta.

Ka qenë nëna e të miturës e cila ka rrëfyer ngjarjen e pazakontë në "Fax News", ku e bija u largua në mesnatën e 17 majit pa asnjë gjurmë.

Nëna e saj, e cila banon në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë qendrës së qytetit, ka thënë se e mitura ndodhej tek gjyshja e saj, teksa ka dalë nga dritarja e banesës.

Ajo ka thënë:

Jam një nënë nga Durrësi. Kam një háll shumë të mádh, më është zhdùkur vajza 12-vjeçare nga shtëpia që në të gdhirë të së dielës, në datën 17 Maj të javës së kaluar. Doja ta publikoja nëpërmjet jush. Inicialet e vajzës janë I. V. Ju lutem ju lutem shumë publikojeni.

Shtëpia e të miturës ndodhet në afërsi të Pallatit të Kulturës në Durrës, në katin e parë të një ndërtese dy-katëshe.

Pasi ka kaluar fiks një javë që nga zhdukja e saj, familja është alarmuar, pasi nuk ka asnjë gjurmë apo informacion për fatin e 12-vjeçares.

Foto ilustruese