Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shënuar një ulje të ndjeshme sot, ku është shënuar numri më i ulët vdekjeve ditore që prej muajit mars.
Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 50 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 119 jetë të humbura.
Megjithatë, duhet theksuar se kjo shifër nuk përfshin të gjitha viktimat e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, pasi nuk janë llogaritur të dhënat nga Lombardia, e cila është zona më e goditur nga virusi në Itali. Sipas mediave italiane, ky është një azhornim i pjesshëm, ndërsa viktimat e Lombardisë pritet të llogariten në bilancin që do të publikohet ditën e nesërme.
Mirëpo, nëse përjashtojmë Lombardinë nga bilanci i vdekjeve ditore në Itali për dy ditët e mëparshme, dje do të kishte 63 viktima, ndërsa të premten 73, gjë e cila tregon se edhe në këtë rajon numri i vdekjeve është duke vijuar trendin zbritës.
Mirëpo, një tjetër fakt pozitiv është se nëse përjashtohet Lombardia, dje u regjistruan 63 viktima, ndërsa dy ditë më parë 73 jetë të humbura.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të diel në 32,785.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 229,858.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 140,479 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 553 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive. Duhet theksuar se numri i pacientëve të shtruar në spital dhe në njësitë e kujdesit intensiv vijon të ulet që prej më shumë se një muaji.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1639 pacientë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që rastet aktive vijojnë të ulen prej më shumë se një muaji, duke zbritur në 56,594.
Sipas shifrave zyrtare, këtë të diel janë konfirmuar edhe 531 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 669 raste të reja.
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.4 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.
Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.
Burimi: La Republicca|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania