JOQ Albania
Home

Publikohet videoja/ “Veliaj zhduk krimin e shembjes së Teatrit, kush po ia bën ‘qokën’ me hedhjen e inerteve”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot bëhet fiks një javë nga shembja e pabesë dhe në mënyrë "skuthërore" e barbare, që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar, e cila u shoqërua me dhunë kafshërore nga Policia e Lleshit, e cila me urdhra nga lart, terrorizoi artistët, aktorët, aktivistët dhe qytetarët që dolën kundër këtij akti që cënoi demokracinë në vend.

Së fundmi, Partia Demokratike ka denoncuar me video se çfarë po ndodh me inertet e godinës së Teatrit Kombëtar.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një video të postuar në Facebook, shkruan se me inertet e Teatrit po bëhet një krim.

Sipas saj, mbetjet e Teatrit po hidhen në Yzberisht, duke kryer sipas saj një krim tjetër mjedisor.

Ajo akuzon administratorin e një kompanie private, Irgent Myftarajn, i cili sipas saj i ka bërë "qokë" Veliajt, duke shkatërruar mjedisin e zonës, duke hedhur inertet.

Reagimi i plotë:

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.

Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë , ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.

Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

Ina K. Zhupa

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës. Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 24 mai 2020