JOQ Albania
Home

Pjesë e video se turpshme? Reagon Trejsi Sejdini: Sinqerisht po më vjen turp
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/05/2020 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trejsi Sejdini është një ndër vajzat më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Shpesh herë ajo është vënë në qendër të mediave rozë prej skandaleve ku është përfshirë.

Kujtojmë këtu se u përfol se modelja se ishte pjesë e një videoje të turpshme. Kjo video qarkulloi në rrjet.

Por Trejsi Sejdini ka reaguar për këtë gjë dhe e ka mohuar një gjë të tillë. Në postim e saj ajo ka lënë të nënkuptohet se i vjen turp që e kanë përfshirë në një ngjarje të tillë.

Këtë gjë ajo e ka sqaruar me anë të një postimi në Instastory-n e saj. Ajo ka shkruar:

As kam pas, as nuk kam për të pas ndonjëherë video të turpshme dhe çfarëdolloj gjëje që më sillni në inbox, nuk jam unë. Ju falenderoj që merakoseni, por sinqerisht po më vjen turp qoftë dhe për këtë story. Gjithsesi mos bini pre e faqeve që bëjnë çdo gjë për klikime.