Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Si raportohet një vajzë është gjetur e pajetë në banesë.
E ditur më tej bëhet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.
Së fundmi detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. E ditur bëhet se 21-vjeçarja me inicialet A.M. është vetëvarur me litar në katin e 3-të të banesës.
Ajo është gjetur pa jetë nga familjarët e saj, sipas syri.net. Gjithashtu e ditur bëhet se e reja një vit më parë kishte denoncuar kushërinin për ngacmim seksual.
Djali i xhaxhait të saj ishte dënuar me tetë muaj heqje lirie për këtë gjë. Por raportohet se ai e ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, por ende nuk ka informacion sepse vajza e re e ka kryer aktin ekstrem.