Zbardhet plagosja e 29-vjeçarit, arrestohet 1 person dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2020, 16:10

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Kavajë. Kujtojmë këtu se një 29-vjeçar u plagos.

Së fundmi nga policia është bërë e ditur se është arrestuar një 27-vjeçar në lidhje me këtë ngjarje. Ai është Viskont Hysi.

Po ashtu e ditur bëhet se janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Në njoftimin e policisë shkruhet edhe se janë sekuestuar dy automjete dhe katër telefona celular.

Sjellim në kujtesë se 29-vjeçari u plagos në këmbë. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plāgosur me armë zjarri 29- vjeçari M. Xh. Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit. Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohet një antiplumb, dy automjete dhe katër telefona celular. Policia e Kavajës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, tek ish-fabrika e letrës, në Kavajë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me ārmë zjarri në këmbë, shtetasi M. Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, organizoi punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vijim të veprimeve u bë e mundur gjetja e automjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes autori kryesor dhe falë administrimit të provave materiale dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Në përfunim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, kryer në bashkëpunim me shtetasit S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç. Të dy këta shtetas u shpallën në kërkim, së bashku me automjetin që janë larguar dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e automjetit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga shtetasi V. H., brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular, si dhe një automjet tjetër në pronësi të shtetasit V. H. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit