JOQ Albania
Home

Besimtarët myslimanë nuk i binden qeverisë/ Dynden në masë për të falur Bajramin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 13:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse qevria dhe Kryeministri Rama urdhëroi izolim të plotë për të dielën, shqiptarët nuk i janë bindur vendimit.

Të shumtë kanë dalë dhe kanë bërë faljen e madhe të namazit me rastin e mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ditë që përkon edhe me festimin e Bajramit. Në disa xhami kryesore në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Kukës dhe Shkodër është faluar namazi i Fiter Bajramit.

Fotot më poshtë vijnë nga qyteti i Durrësit ku qytetarët janë falur në shesh duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Po ashtu në Kukës dy xhamitë e qytetit u mbipopulluan nga besimatërt gjatë kryerjes së ceremonisë së faljes së namazit.

Edhe në dy xhamitë e qytetit të Beratit në xhaminë e “Sahatit” dhe në xhaminë e “Plumbit” në qëndër të qytetit u krye falja e namazit. Namazi i Fitër Bajramit këtë vit ndryshe nga tradita po falet në xhami kryesisht për shkak të masave dhe protokollit të publikuar më parë dhe jo siç ka qënë tradita në pedonalen e qytetit.

Edhe në Shkodër është kryer falja e Bajramit në xhaminë e Parrucës. Ligjerata u mbajt nga imam Muhamed Sytari myfti i Shkodrës.