JOQ Albania
Home

Nisma “Hapim Shqipërinë”, Goxhaj para Kryeministrisë: Hapim “kafenenë” e parë kundër karantinës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati Altin Goxhaj pasi bëri njoftimin në mediat sociale ka dalë sot përballë busteve të vëllezërve Frashëri për të protestuar kundër masave të izolimit të vendosura prej disa muajsh nga kryeministri Edi Rama.

Ky manifest me slogan #HapimShqipërinë ka mbledhur tek bulevardi para Kryeministrisë qytetarë dhe përkrahës të nismës të cilët shprehen kundër masave të izolimit veçanërisht ditën e sotme e cila përkon edhe me festën e Bajramit. Ata kanë ngritur një mini-kafene simbolike për të treguar se Shqipëria e shqiptarët janë kundër izolimit.

Satausi i Goxhaj në Facebook:

Kërkesë për Ndihmë Sot në 11:00 te Vëllezërit Frashëri para Kryeministrisë, në vazhdën e Lëvizjes #HapimShqiperine: Hapim Kafen e Parë të së Djelës së parë së Karantinës

Ns mund të na ndihmoni, na duhen: 1 ibrik (nga ato që qëndrojnë në split të vogël gazi) për zierje kafeje, 1 split gazi të vogël, 10 neskafe kanoce, 4 shishe 1.5 apo 2 L me ujë pa gaz, 10 shishe të vogla dhalle lugë plastike të vogla kafeje Ns na ndihmoni me ndonjë gjë apo disa nga këto, ju falënderojmë

Gjths po deshët merrni dhe ndonjë filxhan kafeje nga shpia po dhe po s’morët mos e vrisni mëndjen se kemi gota plastike kafeje plot

Do luajmë edhe futboll me top basketbolli se kemi kosh (Alibia: "Përkujtimore" 24Maji i Kongresit të Përmetit)