Trupi i deputetit ukrainas Valeriy Davydenko u gjet shtrirë në dyshemenë e tualetit të zyrës së tij në Kiev të shtunën, 23 maj. Ai u gjet me një plagë arme zjarri në kokë dhe kjo është bërë me dije nga Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Anton Gerashchenko.
Arma u gjet pranë trupit të viktimës. Ekipi i CSI po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj. Policia po heton në disa pista ndërsa ajo më kryesore deri më tani është pista për një mundësi për vetëvrasje.
Sidoqoftë, versioni i një vrasje të inskenuar si vetëvrasje është gjithashtu duke u shqyrtuar.
Davydenko mori postin e deputetit pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2014 në një elektorat mazhoritar si pjesë e Organizatës Zastup.
Burimi: unian Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania