JOQ Albania
Home

Georginën e tradhëtojnë bikinit, tregon më shumë seç duhet në pishinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Georgina Rodriguez, e fejuara e Kristiano Ronaldos, është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë poston ndonjë foto të sajën në rrjetet sociale, pasi komentohet shumë për format e saj bombastike.

Bukuroshja argjentinase, po vazhdon të qëndrojë e vetizoluar bashkë me Ronaldon dhe fëmijët në Torino.

Shtëpia e tyre luksoze u jep mundësi të merren me aktivitete të ndryshme, prandaj nuk mërziten nga qëndrimi të mbyllur.

Partnerja e futbollistit publikoi së fundmi një foto në pishinën e shtëpisë bashkë me Ronaldon dhe katër fëmijët e tyre, por i shpëtoi një detaj.

Bikinit e zeza gati e ‘tradhtuan’ Georginën, duke i zbuluar shumë seç duhet pjesën intime, megjithatë duket se ajo këtë detaj nuk e kishte vënë re.

Në mbishkrimin që e fotos, ajo tha se ishte mirënjohëse për këtë familje që ka, por më shumë sesa te diçitura e fotos, vëmendjen e mori pjesa e zbuluar më shumë seç duhet e Georginës.