JOQ Albania
Home

Pritja merr fund/ Kryeministri i Spanjës konfirmon datën kur do rifillojë La Liga
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi ka ulur ndjeshëm rrezikshmërinë e tij, ndaj dhe gradualisht po rifillon jeta normale në të gjitha vendet e botës. Një sektor që po i rikthehet normalitetit është edhe sektori i futbollit.

Pas rifillimit të Bundësligës, një tjetër kampionat elitar po përgatitet për të rinisur futbollin. Qeveria e Spanjës në një konferencë të mbajtur sot, ka bërë të ditur se La Ligë-s do t’i lejohet vazhdimi i kampionatit nga 8 qershori.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez u shpreh:

La Liga mund të rifillojë më 8 qershor”.

Kujtojmë se sezoni në kampionatin elitar të Spanjës është ndërprerë pas javës së 27-të, dhe kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, me Barcelonën që kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid, që mban vendin e dytë.