JOQ Albania
Home

Sipas Ramës, virusi e bën pushim të shtunën dhe të dielën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Askush nuk po e percepton dot vendimin absurd të kryeministrit Rama për të kyçur mbi 2 milion e gjysmë shqiptarë brënda në fundjavë ndërsa i lejon të dalin gjatë javës!

Me një status nga Facebook vendimet e Kryeministrit kthehen “në ligje” ndërsa tallja e tij me shqiptarët vijon:

"Të dalin të moshuarit deri në orën 9 e 30”, “të dalin nënat me fëmijë deri në 14 vjeç”, “nënat me fëmijë deri në 10 vjeç”, “javës tjetër ndoshta të rinjtë mbi 14 vjeç”, “të dalin deri në orën 9 deri në orën 10”, sikur virusi “të bënte” dallime në moshën e qytetarëve apo edhe në ditët e javës apo orët e ditës.

Një absurditet i paperceptueshëm që vetëm një mendje si e Kryeministrit mund ta shpjegonte.

Prej rreth dy muajsh fundjavat e shqiptarëve janë tërësisht në izolim me përzgjedhjen absurde të moshës së qytetarëve që lejohe të dalin dhe që bëhen rrjedhimisht sipas Ramës “imunë” ndaj virusit.

Ndërsa grupmoshat apo kategoritë të cilëve u lejohet dalja mbipopullojnë rrugët e kryeqytetit pasi të gjithë nxitojnë të përfitojnë nga pak orë liri të vëna në dispozicion, çfarë përbën edhe më tepër rrezik për ekspozim ndaj virusit.

E njëjta gje edhe gjatë javës kur orari i lëvizjes është përcaktuar deri në 21 dhe kur njerëzit dynden rrugëve për të përfunudar punët e tyre pasi më tej rrezikojnë gjobë ose burg.

Për disa kategori njerëzish, të moshuar dhe prindër me fëmijë sipas kryeministrit Rama virusi bëhet imun gjatë fundjavës ndërsa rrezikojnë të infektohen nëse dalin gjatë javës.

Pjesa tjetër e qytetarëve janë imunë ndaj pandemisë gjatë javës por duhet të izolohen pasi rrezikojnë infektimin në fundjavë!