JOQ Albania
Home

Kante është trembur, ai refuzon të zbresë në fushë me Chelsean
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori francez, N'Golo Kante mund të mos luajë më me Chelsean këtë sezon. Mediat angleze raportojnë se ai ka frikë nga koronavirusi dhe nuk dëshiron të zbresë në fushë.

Ai mungoi me lejen e klubit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”.

Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

Kante ka humbur vëllain e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.